Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 120, datë 22.12.2015

PËR MIRATIMIN E RAPORTIT "MBI KRYERJEN E INSPEKTIMIT NË GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR ELBASAN, LIDHUR ME PRETENDIMET E GJYQTARËVE ILIR PASHAJ DHE BUJAR MUSTA, PËR MUNGESËN E AKSESIT NË DOKUMENTACIONIN PËR VLERËSIMIN PROFESIONAL DHE ETIK PËR PERIUDHËN 2007-2009"

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 22.12.2015, mbështetur në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", pasi shqyrtoi raportin "Mbi kryerjen e inspektimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me pretendimet e gjyqtarëve Ilir Pashaj dhe Bujar Musta, për mungesën e aksesit në dokumentacionin për vlerësimin profesional dhe etik për periudhën 2007-2009", në zbatim të vendimit nr. 98/5, datë 14.10.2015 të Këshillit,

V E N D O S I :

1. Të miratojë raportin "Mbi kryerjen e inspektimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me pretendimet e gjyqtarëve Ilir Pashaj dhe Bujar Musta, për mungesën e aksesit në dokumentacionin për vlerësimin profesional dhe etik për periudhën 2007-2009", sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.