Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 96 datë 02.10.2015

MBI VLERËSIMIN PËRFUNDIMTAR "SHUMË MIRË" TË INSPEKTORES HAJRIE MUÇMATA PËR PERIUDHËN 2013-2014

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 02.10.2015, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në vendimin nr. 36, datë 29.04.2015 "Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe pasi shqyrtoi dhe projektaktin e vlerësimit përfundimtar për inspektoren,

V E N D O S I:

1. Të vlerësojë "Shumë mirë" inspektoren Hajrie Muçmata për periudhën kohore 2013-2014, sipas tabelës "Vlerësimi Përfundimtar" bashkëlidhur.

2. Ngarkohet Drejtoria Administratës dhe Financës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë të administrojë aktin e vlerësimit përfundimtar të inspektorës në dosjen e saj.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.