Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 98/1 datë 14.10.2015

MBI VLERËSIMIN PËRFUNDIMTAR "MIRË" TË GJYQTARES PAJTIME FETAHU PËR PERIUDHËN 01.01.2007 – 31.12.2009

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 14.10.2015, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në vendimin nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve" i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi shqyrtoi dhe projektaktin përfundimtar të vlerësimit të paraqitur nga Kryeinspektori i KLD,

V E N D O S I:

1. Të vlerësojë "Mirë" gjyqtaren Pajtime Fetahu për periudhën kohore 01.01.2007-31.12.2009, sipas tabelës "Vlerësimi Përfundimtar" bashkëlidhur.

2. Ngarkohet Drejtoria Administratës dhe Financës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë të administrojë aktin e vlerësimit përfundimtar të gjyqtares në dosjen e saj.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.