Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 98/4 datë 14.10.2015

MBI VLERËSIMIN PËRFUNDIMTAR "MIRË" TË GJYQTARIT BUJAR MUSTA PËR PERIUDHËN 01.01.2007-31.12.2009

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 14.10.2015, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në vendimin nr.261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve" i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi shqyrtoi ankesën e paraqitur si dhe projektaktin përfundimtar të vlerësimit të përgatitur nga Kryeinspektori i KLD,

V E N D O S I:

1. Të vlerësojë "Mirë" gjyqtarin Bujar Musta për periudhën kohore 01.01.2007-31.12.2009, sipas tabelës "Vlerësimi Përfundimtar" bashkëlidhur.

2. Ngarkohet Drejtoria Administratës dhe Financës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë të administrojë aktin e vlerësimit përfundimtar të gjyqtarit në dosjen e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.