Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 98/5, datë 14.10.2015

PËR SHQYRTIMIN DHE VERIFIKIMIN E PRETENDIMEVE TË NGRITURA NGA GJYQTARI ILIR PASHAJ, NDAJ PROJEKTAKTIT TË VLERËSIMIT TË VEPRIMTARISË SË TIJ SI GJYQTAR PËR VITET 2007-2009.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 14.10.2015, mbështetur në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në vendimin nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve" i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi shqyrtoi pretendimet e ngritura nga gjyqtari Ilir Pashaj, për pengesën e hasur në aksesin për dokumentacion për të përgatitur ankimin ndaj projektaktit të vlerësimit për veprimtarinë e tij si gjyqtar për vitet 2007-2009,

V E N D O S I :

1. Vënien në dispozicion gjyqtarit Ilir Pashaj, të të gjitha akteve që disponon inspektorati i Këshillit, mbi të cilat është bërë vlerësimi i veprimtarisë së tij si gjyqtar për periudhën 2007-2009, dhe dhënien e afatit 15 ditor për të paraqitur ankim ndaj këtij projektakti.

2. Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë të verifikojnë pretendimet e gjyqtarit Ilir Pashaj dhe të gjyqtarit Bujar Musta, në raportet si me Kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan ashtu dhe me administratën e kësaj gjykate, lidhur me mungesën e aksesit në dokumentacion.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.