Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 98/7 datë 14.10.2015

MBI VLERËSIMIN PËRFUNDIMTAR "SHUMË MIRË" TË GJYQTARIT LAZER SALLAKU PËR PERIUDHËN JANAR-DHJETOR 2014

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i mbledhur më datë 14.10.2015, mbështetur në nenin 147 të Kushtetutës së Shqipërisë, në ligjin nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në vendimin nr.261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve" i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi shqyrtoi e paraqitur si dhe projektaktin përfundimtar të vlerësimit me proçedurë të përshpejtuar, të përgatitur nga Kryeinspektori i KLD,

V E N D O S I:

1. Të vlerësojë "Shumë mirë" gjyqtarin Lazer Sallaku me proçedurë të përshpejtuar për periudhën kohore Janar-Dhjetor 2014, sipas tabelave "Vlerësimi Përfundimtar i Përshpejtuar" bashkëlidhur.

2. Ngarkohet Drejtoria Administratës dhe Financës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë të administrojë aktin e vlerësimit përfundimtar të gjyqtarit në dosjen e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.