Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 207, datë 07.02.2007

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 147, në Ligjin Nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Ligjin Nr. 8436, datë 28.12.1998, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në mbledhjen e tij, të datës 07.02.2007,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë:

 

1. Shqyrtoi materialin lidhur me rekomandimet e grupit të punës, në zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë për problemet e verifikimit të ankesave ndaj gjyqtarëve dhe gjykatave dhe vendosi që t'i konkretizojë ato dhe disa sugjerime të dhëna nga anëtarët e Këshillit në shtesa dhe ndryshime përkatëse në Rregulloren "Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë".

2. Shqyrtoi Raportin mbi problematikën e rezultuar nga zbatimi eksperimental i Sistemit të Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve, si dhe propozimet për pasqyrimin në këtë Sistem dhe pjesët përbërëse të tij të disa shtesave dhe vendosi: miratimin e këtyre ndryshimeve; fillimin e zbatimit të procedurave të vlerësimit të gjyqtarëve sipas këtij sistemi; si dhe theksoi nevojën e përqendrimit të punës së Inspektoratit në zbatimin e Sistemit të Vlerësimit, në domosdoshmërinë e trajnimit të posaçëm në këtë drejtim të kryetarëve të gjykatave dhe anëtarëve të Këshillit.

3. Shqyrtoi kandidaturat për një vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e zotit Luan Dervishi si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

4. Shqyrtoi kandidaturat për një vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e zotit Artan Hajredinaj si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

5. Shqyrtoi propozimet e Ministrit të Drejtësisë për delegime të gjyqtarëve dhe vendosi të bëjë delegimet sipas propozimeve përkatëse.

6. Pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër Genti Shala, për lirimin e tij nga detyra e gjyqtarit, pasi ishte zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vendosi lirimin e tij nga detyra e gjyqtarit.

7. Vendosi të shpallë një vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe një vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

 

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË