Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 208, datë 05.03.2007

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 147, në Ligjim Nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Ligjin Nr.8436, datë 28.12.1998, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në Ligjin Nr.9110, datë 24.07.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave për Krime të Rënda", në mbledhjen e tij, të datës 05.03.2007,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë:

 

1. Pasi shqyrtoi projektvendimin "Për zbatimin e Sistemit të Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve", në përfundim vendosi ta miratojë.

2. Shqyrtoi propozimet për emërimin e dy inspektorëve në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe, në përfundim, vendosi që Zonja Alma Basha dhe Zonja Flutura Hoxha të emërohen inspektore në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

3. Pasi filloi shqyrtimin e kandidaturave për një vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë, vendosi të shtyjë shqyrtimin e mëtejshëm të kësaj pike të rendit të ditës për verifikimin e të dhënave për dy kandidatë, si dhe theksoi domosdoshmërinë e pasqyrimit nëpër dokumentet e paraqitura nga kandidatët për konkurrim të arsyes së largimit ose lëvizjes së tyre nga puna e mëparshme si gjyqtar, prokuror ose punonjës i administratës shtetërore, të shoqëruara këto me dokumente provuese.

4. Shqyrtoi propozimet e Ministrit të Drejtësisë për delegime të gjyqtarëve dhe vendosi të bëjë delegimet sipas propozimeve përkatëse.

 

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË