Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 210, datë 18.04.2007

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 147, në Ligjin Nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Ligjin Nr. 8436, datë 28.12.1998, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në mbledhjen e tij, të datës 18.04.2007,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë:

 

1. Shqyrtoi Projektdekretin "Për krijimin e seksioneve të veçanta për gjykimin e të miturve pranë gjykatave të rretheve gjyqësore ", të paraqitur nga Ministri i Drejtësisë dhe, në përfundim, vendosi që mendimet e dhëna nga anëtarët e Këshillit t'i dërgohen Presidentit të Republikës.

2. Diskutoi rreth materialit "Mendime mbi zbatimin e Projektit për Riorganizimin e Gjykatave të Rretheve Gjyqësore ", paraqitur Presidentit të Republikës nga Ministri i Drejtësisë dhe, në përfundim, vendosi që mendimet e dhëna nga anëtarët e Këshillit t'i dërgohen Presidentit të Republikës.

3. Trajtoi problemin e drejtimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe vendosi të delegojë gjyqtarin e kësaj gjykate Izet Kadana, për të kryer përkohësisht edhe detyrën e kryetarit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

4. Zhvilloi procedurën e konkurrimit ndërmjet kandidatëve për funksionin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke dëgjuar paraqitjen e programit përkatës dhe duke u drejtuar pyetje kandidatëve dhe vendosi të emërojë zotin Metush Saraçi Kryetar të Gjykatës së Apelit Tiranë.

5. Zhvilloi procedurën e konkurrimit ndërmjet kandidatëve për funksionin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, duke dëgjuar paraqitjen e programit përkatës dhe duke u drejtuar pyetje kandidatëve dhe vendosi të emërojë zotin Admir Belishta Kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

6. Shqyrtoi kandidaturat për një vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e zotit Bledar Bajri, si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

7. Shqyrtoi kandidaturat për një vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e zotit Ilir Nerguti, si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.

8. Shqyrtoi kandidaturat për një vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e zonjës Edlira Petri, si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër.

9. Shqyrtoi kandidaturat për një vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e zotit Ilir Toska, si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

 

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË