Ankesa Online

Ankesa Online

 

Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 211, datë 15.05.2007

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 147, në Ligjin Nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Ligjin Nr.8436, datë 28.12.1998, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në mbledhjen e tij, të datës 15.05.2007,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë:

1. Realizoi procedurën e verifikimit të mandatit të zotit Ardian Nuni, i zgjedhur si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe, pasi dëgjoi dhe shqyrtoi Raportin përkatës të përgatitur nga Komisioni i Verifikimit të Mandateve, vendosi ta miratojë atë, duke e gjetur në përputhje me ligjin.

2. Vendosi të shtyjë zhvillimin e procedurës për emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës për në një mbledhje të ardhshme të Këshillit, me qëllim që për konkurruesit të mblidhen dhe të paraqiten të dhëna shtesë.

3. Vendosi të shtyjë zhvillimin e procedurës për emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër për në një mbledhje të ardhshme të Këshillit, me qëllim që për konkurruesin të mblidhen dhe të paraqiten të dhëna shtesë.

4. Vendosi mbarimin e mandatit të gjyqtarit, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit për zonjën Rozeta Mino, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

5. Shqyrtoi propozimet e Ministrit të Drejtësisë për delegime të gjyqtarëve dhe vendosi të bëjë delegimet sipas propozimeve përkatëse.

 

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË