Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Të nderuar qytetarë,

 

Kushdo ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Këto të drejta garantohen nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, pika 1 dhe nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42.

Për t'Ju ardhur në ndihmë për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së një ankese Tuaj ndaj një gjyqtari, u jemi përgjigjur disa pyetjeve më të shpeshta të bëra nga Ju...

Vendim Nr. 212, datë 22.05.2007

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 147, në Ligjin Nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në Ligjin Nr.8436, datë 28.12.1998, "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, në mbledhjen e tij, të datës 22.05.2007,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë:

 

1. Shqyrtoi procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Artan Gjermëni, ish gjyqtar dhe Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje dhe aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe, pasi votoi propozimin e bërë nga Ministri i Drejtësisë për masën disiplinore "shkarkim nga detyra" ndaj këtij gjyqtari, e rrëzoi atë.

 

KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË