Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Vendim Nr. 218, datë 16.11.2007

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 147, paragrafët 1 dhe 3, si dhe në Ligjin Nr.8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, neni 12, paragrafi 1, në mbledhjen e tij, të datës 16.11.2007,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë:

 

1. Pasi dëgjoi shpjegimin e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zotit Ilir Panda, lidhur me mbarimin e mandatit të tij, si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, më datën 14.11.2007, vendosi lirimin e tij nga funksioni i Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

2. Pasi dëgjoi propozimin e Presidentit të Republikës dhe pas diskutimeve, me unanimitet, vendoi të zgjedhë zotin Kreshnik Spahiu si Zëvendëskryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 

KËSHILLI LARTË I DREJTËSISË